Jose Mourinjo ka nisur punën për forcimin e skuadrës për sezonin e ri.
Deri më tani ka realizuar dy blerje, Erik Baily dhe Zlatan Ibrahimovic, dhe është pran blerjes së tretë, Henrik Mkhitarian, nga Borussia Dortmund.
Mourinjo ëndërron në skuadrën e tij Pogban e Juventusit, madje edhe Ramseyn e Arsenalit.
Kështu sipas The Sun, Mourinjo do ta rreshtoj ekipin me skemën 4-2-3-1, me De Gean në portë. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Jones, Baily, Smailling dhe Shaw.
Para mbrojtjes dyshja e mesfushës Ramsey dhe Pogba, kurse Mkhitarian, Runi dhe Martial do ta ndihmojnë Ibrahimoviqin në sulm./Drenicapress.info/
