BallinaSportBogdani shpjegon “grindjen” mes De Biasit dhe Xhakës

Bogdani shpjegon “grindjen” mes De Biasit dhe Xhakës

Të ngjajshme

Motra e raporton të zhdukur vëllanë në Gjilan

Një vajzë ka raportuar në Polici se vëllai i...

Motrave Mustafa u vdes babai

Motrat Mustafa kanë njoftuar se sot në orët e...

Dy super derbi sot në basketboll

Superliga e Kosovës në basketboll është bërë më interesante...

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Erjon Bogdani i ka mohuar zërat se Taulant Xhaka ka pasur probleme me Gianni De Biasin.

Ndihmës-trajneri te kombëtarja e Shqipërisë, Erjon Bogdani, ka njoftuar se Taulant Xhaka nuk është përjashtuar nga ekipi, por mungoi kundër Rumanisë për shkak të problemeve me stomakun.

Madje, ish sulmuesi i Kombëtares e ka lavdëruar futbollistin e Baselit për profesionalizmin e treguar, raporton Panorama Sport.

“S’e di të jetë pezulluar dhe të jem i sinqertë, nuk kam parë as rastin e nervozizmit të tij ndaj Zvicrës. Di të them se Xhaka është treguar superprofesionist edhe në prag të ndeshjes me Rumaninë”.

“Për dy ditë ai nuk ka qenë mirë, pasi ka pasur probleme në stomak. Ndonjë lojtar tjetër në të tilla raste mund të shkonte në tribunë, por Taulanti zgjodhi të shikonte ndeshjen me shokët nga stoli”, deklaroi Bogdani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz