BallinaLajmeMbyllen 6 institucione të arsimit të lartë privat në Kosovë

Mbyllen 6 institucione të arsimit të lartë privat në Kosovë

Të ngjajshme

Rasim Binakaj varroset nesër

Rasim Binakaj, i cili u vra ditën e djeshme...

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me...

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) nuk ua ka vazhduar akreditimin institucional gjashtë institucioneve në ndryshme si: kolegji “Victory”, “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, “EADA” School, kolegji “VPA”, kolegji “Humanistika” dhe “Kolegji Internacional i Prizrenit”, gjë që ka bërë që këto institucione të mbyllen.

Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress, kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në AKA, Blerim Rexha, i cili konfirmoi mbylljet e këtyre institucioneve.

Ai ka bërë të ditur se institucionet e lartpërmendura kanë pas akreditim në të kaluarën, mirëpo, ato nuk i kanë plotësuar kriteret në bazë të UA për akreditim.

Ndërsa, disa të tjera nuk kanë pas interesim që ta vazhdojnë biznesin e tyre.

“Shumica prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet e stafit akademik, programet e studimit të kenë stafin e tyre dhe kjo është kushti i parë dhe elementar dhe pastaj vijnë edhe kushtet tjera të infrastrukturës, stafit administrativ, studentëve, e kështu me radhë siç kërkohet me UA 2/2013 dhe konform këtij udhëzimi ne e kemi refuzuar akreditimin e tyre”, ka deklaruar Rexha.

Agjencia Kosovare e Akreditimit është në proces të akreditimit të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë të cilave u skadon akreditimi institucional apo i programeve të studimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz