BallinaLajmeAnalistët propozojnë 2 opsione për zgjedhjen e çështjes së Demarkacionit!

Analistët propozojnë 2 opsione për zgjedhjen e çështjes së Demarkacionit!

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Sipas analistëve politikë deputetët duhet të insistojnë që të rishikohet çështja e Demarkacionit, pasi që sipas tyre është e qartë se ka pasur lëshime në përcaktimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Një opsion tjetër sipas analistëve është  edhe dërgimi i kësaj çështje në Gjykatën e Arbitrazhit.

Njohësi i rrethanave politike Imer Mushkolaj, në një prononcim për Gazetën Blic në lidhje me çështjen e Demarkacionit, e ka vlerësuar s’i të nevojshme krijimin e një komisioni hetimor për ta shqyrtuar punën e komisionit shtetëror për Demarkacion.

Imer Mushkolaj, analist

Së pari Kuvendi duhet të krijojë një komision hetimor, i cili do të shqyrtojë punën e komisionit shtetëror për demarkacion. Pastaj, Kuvendi duhet të propozojë zgjidhje konkrete për çështjen”, ka thënë Mushkolaj.

Një gjë e tillë sipas analistit Mushkolaj ka mundur të bëhet muaj më herët, por shkaku i kësaj vonese,  kjo çështje duhet kthyer në fillim.

LEXO:  Nait Hasani: Nuk besoj që PDK-ja ta pranojë ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi

Kurse njohësi tjetër i rrethanave politike, Krenar Shala e ka cilësuar si fare të lehtë për ta gjetur zgjedhjen për çështjen e Demarkacionit.

Krenar Shala, analist

Çështja e demarkacionit është fare e lehtë për tu zgjidhur, nëse ekziston vullneti i palës Kosovare ashtu siç është vullneti i palës malazeze”, ka thënë ai.

Për ta shmangur krizën politike në vend sipas Shalajt, çështja e ndarjes së kufinjëve me Malin e Zi mund të arrihet përmes marrëveshjes se brendshme me kusht që dërgohet kjo çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Çështja e Demarkacionit mund të zgjidhet përmes arritjes së marrëveshjes për ta derguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Ky veprim do të shmangte krizen politike në Kosovë dhe do t’ia hiqte pengesën e vënë nga shtetet anëtare të NATO-s për anëtarësimin e saj ne kuadër të procesit të ratifikimit nga shtetët anëtare”, ka përfunduar Shala.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz