back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëStudent nga mbarë bota: Kosova storie e suksesit

Student nga mbarë bota: Kosova storie e suksesit

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

 

Studentët patën një mori pyetjesh mbi zhvillimin e demokracisë pas luftës, regjistrimin civil, sistemin elektoral dhe respektimin e të drejtave të njeriut, po ashtu të pranishmit u njoftuan edhe për përfaqësimin e subjekteve politike në institucionet lokale dhe qendrore.

Drejtorët nga ekzekutivi i Komunës së Mitrovicës, Jeton Ujkani, Nasuf Aliu dhe Sami Zeka , kanë pritur të mërkurën një grup studentësh nga Universiteti i Londrës, të cilët kishin ardhur ta vizitojnë Kosovën dhe të njoftohen më gjerësisht me të arriturat e saj, e njëra ndër këto vizita ishte edhe qytetit i Mitrovicës .

Studentët patën një mori pyetjesh mbi zhvillimin e demokracisë pas luftës, regjistrimin civil, sistemin elektoral dhe respektimin e të drejtave të njeriut, po ashtu të pranishmit u njoftuan edhe për përfaqësimin e subjekteve politike në institucionet lokale dhe qendrore.

I gjithë diskutimi që u zhvillua u realizua ne gjuhën angleze.
Studentët të cilët erdhën nga vendet e ndryshme të Botës si nga Australia e largët, nga Kina, nga Kuvajti, e po ashtu edhe nga vendet e ndryshme të Evropës, patën rastin ti vizitojnë edhe vendet e ndryshme Mitrovicës.
Meqenëse jemi në muajin e shenjt të Ramazanit, drejtorët nga ekzekutivi i Komunës së bashku me studentët vizituan edhe njërën nga xhamit e Mitrovicës, me ç’rast ata u ndanë teje të kënaqur me këto vizita dhe informata që morën nga përfaqësuesit e Komunës.

Studentët, nga ana e tyre, duke falënderuar ekzekutivin e Komunës për pritjen e ngrohtë, shfaqën interesim për çështje të ndryshme, që lidheshin me aspekte zhvillimore të vendit tonë dhe pas gjithë informatave që morën për vendin tonë, ata e vlerësuan Kosovën si storie e suksesit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz