BallinaSportMavraj: Mos harroni, kjo nuk është një miqësore

Mavraj: Mos harroni, kjo nuk është një miqësore

Të ngjajshme

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Pas ndarjes së gjatë, zbulohet marrëveshja e kujdestarisë së Jessica Alba-s

Marrëveshja e kujdestarisë për tre fëmijët e Jessica Alba-s...

Sulmohet ambasada amerikane në Irak, Trump shpërthen kundër aleatëve

Ambasada amerikane në Bagdad u godit nga një sulm...

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, thotë se kuqezinjtë nuk duhet të bazohen në dy rezultatet e suksesshme në miqësoret ndaj Francës për të pritur një rezultat të mirë edhe në ‘Euro 2016’.

Shqipëria e kishte mposhtur një herë dhe një herë kishte barazuar ndaj francezëve në miqësoret gjatë kualifikimeve për ‘Euro 2016’, por sipas mbrojtësit të Kolnit, tani gjërat janë shumë më ndryshe.

Kuqezinjtë luajnë kundër Les Bleus të mërkurën në ndeshjen e dytë të Grupit A dhe Mavraj thotë se nuk mund t’i krahasojë situatat e miqësoreve me fazën aktuale të ekipeve.

“Miqësoret nuk krahasohen me këtë fazë. Është mirë që i njohim pak lojtarët, por tani nuk krahasohen. Është situatë komplet ndryshe dhe nuk krahasohen as lojtarët as ndeshjet”, ka thënë Mavraj në konferencën për media.

Ai po ashtu ka thënë se nëse Kombëtarja luan lojë ekipore, atëherë mund të nxjerrë rezultat pozitiv, edhe pse do të luajë pa kapitenin Lorik Cana që u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e parë ndaj Zvicrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz