back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportXhaka tregon shumën e të hollave që u jep prindërve

Xhaka tregon shumën e të hollave që u jep prindërve

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ylli i mesfushës së Zvicrës, Granit Xhaka dhe vëllai i tij,Taulanti, i cili luan për Shqipërinë, u japin prindërve të tyre pjesën më të madhe të rrogës, thanë sot dy vëllezërit, në prag të ndeshjes Zvicër-Shqipëri, e vlefshme për Euro2016.

“Natyrisht, që ne kemi llogaritë tona, por 80 për qind të të ardhurave ne ia japim shtëpisë”, tha Graniti në një intervistë me ”Redaktionsnetzwerks Deutschland”.

“Ne jemi të rinj, jemi naivë. Paraja, ashtu siç vjen edhe ikën”, shton ai.

Taulanti, 25 vjeç, luan për “Basel”, ndërkohë që 23-vjeçari Granit u transferua te ”Arsenal” për 45 milionë euro.

“Nuk jam i dhënë pas makinave, nuk kam nevojë për makina luksi. Nuk shpenzoj 20 apo 30 000 euro për pushime. Nuk e bëj kurrë këtë”, shton ai.

“Çdo vit shkoj në Kosovë dhe shoh njerëz që nuk kanë çdo ditë për të ngrënë. Kjo më prek”, thotë Graniti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz