BallinaSportFranca e nis me fitore (video)

Franca e nis me fitore (video)

 

Pjesa e parë nisi me rastet e Rumanisë, ku vetëm një mrekulli e portierit francez, mohoi golin e rumunëve në minutën e 9-të.

Më pas radha ishte për francezët që goditën edhe shtyllen me Griezman, por portat mbetën të pa prekura në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Franca ishte më këmbëngulëse në sulm duke shënuar edhe golin e parë me Olivier Giroud që u shkëput lart duke goditur me kokë për 1-0.

Pas vetëm 8 minutave barazuan rumunët me Stanciu (65’) që ishte i saktë nga pika e bardhë, pasi Evra shkaktoi penalti.

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, bëri dy ndryshime duke larguar nga loja Griezman dhe Pogba, dhe inkuadruar Coman dhe Martial.

Franca vazhdimishtë sulmonte dhe golin e gjeti vetëm në fund të takimit me Dimitri Payet që shënoi një supergol në minutën e 89-të.

Pas xhiros së parë në grupin A, kryeson Franca me 3 pikë, kurse Zvicra dhe Shqipëria luajnë nesër prej orës 15:00./Drenicapress.info/

https://www.youtube.com/watch?v=EwDBBezmLo4

https://www.youtube.com/watch?v=1e800itgpCA

https://www.youtube.com/watch?v=4-6nm7Cb1bw