back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaTeknologjiKy është Samsung Galaxy S7 Active

Ky është Samsung Galaxy S7 Active

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Telefoni i fortë inteligjent i Samsung sapo është bërë edhe më i fortë.
Galaxy S7 Active është një version më i fortë i kryeveprës së Samsung, Galaxy S7. Telefoni ka të njëjtin ekran Quad HD 5.1-inç si S7 por me një ndryshim kryesor: Ai është shumë më i durueshëm. Ekrani mund t’i rezistojë rënieve nga 5 këmbë lartësi. Gjithashtu ai është rezistent ndaj ujit deri në 5 këmbë thellësi për deri në 30 minuta.

Një tjetër përmirësim i Galaxy S7 Active është bateria: ai ka një bateri të madhe 4,000 mAh- më e madhe se 3,000 mAh e S7 dhe 3,600 mAh e S7 Edge. Ai ka gjithashtu teknologji të ngarkimit të shpejtë si dhe të ngarkimit pa kabllo.

Duke qenë një telefon Galaxy “Active”, ka një buton të dedikuar “Active” në anën e majtë të telefonit. Njësoj si S6 Active, ju mund ta programoni butoni për të lëshuar çdo aplikacion. Nëse e shtypni dy herë këtë buton ai do të lëshojë Zonën e Emergjencës, e cila telefonin 911 ose dërgon një mesazh të paracaktuar SOS.

Diçka që mungonte te S6 Active ishte ndijori i shenjave të gishtave dhe Samsung e rregulloi këtë gabim duke vënë një ndijor në butonin Home të S7 Active pranë të cilit ndodhet një buton fizik për aplikacionet e përdorura së fundmi dhe për veprimin e kthimit mbrapa.
Të gjitha specifikat e tjera të telefonit dhe performanca janë identike me ato të S7 dhe S7 Edge. Telefoni vepron me Android 6.0.1 Marshmallow me TouchWiz UI të Samsung të fuqizuar nga një procesor Qualcomm Snapdragon 820 dhe 4 GB RAM. Ka një hapësirë 32 GB të zgjerueshme me kartë microSD deri në 200GB.
Kamerat gjithashtu janë të mrekullueshme, kamera e pasme 12-megapixel dhe kamera e përparme 5-megapixel.
S7 Active është eksluzivitet i AT&T dhe do të lëshohet më 10 Qershor.

/krokodili/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz