BallinaSportUEFA publikon formacionin më të mirë të historisë së Europianit

UEFA publikon formacionin më të mirë të historisë së Europianit

Pas më shumë se 3.5 milionë votave në faqen “EURO2016.com”, sondazhi i organizuar nga UEFA ka përzgjedhur formacionin më të mirë në historinë e Kampionateve Europiane, turne që luhet një herë në çdo katër vite, prej 1960.

Aplikimi i paraqitur me 50 lojtarët e përfshirë në votim nga UEFA, sipas së cilës kanë pasur më shumë ndikimin në turnetë finalë të Kampionatit Europian, ka konkluduar në 11 emra, të cilët shihen si pjesë e “top-formacionit” të të gjitha kohërave të këtij kompeticioni kontinental për përfaqësueset.

Të nominuarit në votim (sondazh) duhej të përmbushnin të paktën dy nga katër kriteret e mëposhtme: Të kenë luajtur të paktën një gjysmëfinale, të jenë përfshirë një top-skuadrën e një turneu, ta ketë mbyllur Europianin i golashënuesi më i mirë.

Arritjet e tjera të brendshme, ose ndërkombëtare, të të nominuarve nuk janë marrë në konsideratë. Vetëm paraqitjet në Kampionate europiane kanë vlejtur në vlerësim.

Skuadra më e mirë e Kampionatit Europian

Portier Gianluigi Buffon, Italy

Mbrojtës Paolo Maldini – Itali Franz Beckenbauer – Gjermani Carles Puyol – Spanjë Philipp Lahm – Gjermani

Mesfushorë Andrés Iniesta – Spanjë Andrea Pirlo – Itali Zinédine Zidane – Francë

Sulmues Cristiano Ronaldo – Portugali Thierry Henry – Francë Marco van Basten – Hollandë.