back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëU shënua 6 qershori, Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës

U shënua 6 qershori, Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

 

Drejtues të Komunës së Mitrovicës, familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve në Mitrovicë, në kuadër të 6 Qershorit-Ditës së Dëshmorëve

Kryetarit i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri, përfaqësues të institucioneve tjera lokale, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, në varrezat e dëshmorëve në Shipol, kanë bërë homazhe dhe kanë vendos buqete me lule, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, e vlerësoj lart kontributin e jashtëzakonshëm të 76 dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Po ashtu ne Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u mbajt një manifestim për nder të kësaj dite.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri në fjalën e ti , tha se nderimi më i madh për këta dëshmorë, është puna e përbashkët për ndërtimin e një Kosove, ku liria e arritur me shumë mund dhe sakrificë nuk guxon të keqpërdoret.

” Shënimi i ditës së Dëshmorëve të komunës sonë , të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit ,është përkujtim i sakrificës, guximit dhe heroizmit i më të dashurve tuaj dhe tanë, që u flijuan duke dhënë jetën e tyre për të realizuar aspiratat shekullore të popullit për të larguar pushtuesin njëherë e përgjithmonë nga trojet tona, nderimi më i madh për dëshmorët e kombit është puna jonë e përditshme për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me vende punë për të gjithë dhe me institucione demokratike që u shërbejnë njësoj të gjithë qytetarëve.”, tha ndër të tjerash kryetari i komunës Agim Bahtiri.
Ky përvjetor u organizua nga komuna e Mitrovicës, përkatësisht nën përkujdesjen e kryetarit të komunës .

Të Fundit

Sport

ShowBiz