back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeIvanov tërheq edhe vendimet tjera për falje

Ivanov tërheq edhe vendimet tjera për falje

Të ngjajshme

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Gjendet drogë në burgun e Dubravës, konfiskohen 6 gramë marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në...

Telegrafi Maqedoni ua transmeton letrën publike përmes të cilës presidenti Ivanov, njofton për tërheqjen e tërësishme të vendimit për falje.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,

Kaluan dhjetë ditë që kur e solla vendimin për anulimin e vendimeve për falje – lirim nga ndjekja pa zbatim të procedurës për gjithsej njëzet e dy persona të eksponuar politik.

Që atëherë, të gjithë personat tjerë, në pajtim me ndryshimet ligjore kishin mundësi të dorëzojnë kërkesa personale për shlyerje të vendimeve tyre për falje. Mirëpo edhe krahas paralajmërimeve deklarative të një pjese të tyre në publik se do ta bëjnë këtë, deri më tani asnjë nga të falurit nuk ka dorëzuar kërkesë për shlyerje të faljes së tyre.

Në këto dhjetë ditë ishim dëshmitarë të interpretimeve të ndryshme të këtij vendimi, në skenën e polarizuar politike dhe përpjekje për të fituar pikë të vogla politike përmes këtij vendimi për të cilën si edhe atëherë, ashtu edhe tani jam i bindur se do të kontribuojë për pajtim kombëtar dhe do të ofrojë dalje nga kriza politike në Republikën e Maqedonisë. Për këtë arsye, sot solla vendim ti shlyej edhe vendimet e tjera për falje të cilat i solla më 12 prill”, thuhet në njoftimin të presidentit Ivanov.

Të Fundit

Sport

ShowBiz