back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmePDK-ja zmbrapset për Gani Kocin

PDK-ja zmbrapset për Gani Kocin

Të ngjajshme

Aktorja e njohur bëhet për spital

Aktorja e njohur Christina Applegate ka zbuluar se është...

Prattipati: Bllokimi i partive në zgjedhje – minim i demokracisë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të...

NYT: Trump planifikon për javën e ardhshme takime të ndara me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të zhvillojë takime të...

Partia Demokratike është treguar e pafuqishme për ta jetësuar vendimin që Kryesia e saj e ka marrë përkitazi me anëtarët e rinj të Kabinetit qeveritar.

Gani Koci, i propozuar për ministër të Drejtësisë, nuk është emëruar nga kryeministri Isa Mustafa, shkruan sot Koha Ditore.

Mustafa, që drejton Lidhjen Demokratike, bashkë me liderin e PDK-së, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kanë kumtuar të enjten emrat e anëtarëve të rinj të Qeverisë.

Hajredin Kuçi do të vazhdojë ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, pavarësisht se nga kjo ditë do të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë. Në anën tjetër, Enver Hoxhaj është emëruar ministër i Punëve të Jashtme.

Gazeta ka raportuar në numrin e së shtunës se kryeministri refuzon ta ketë në kabinet Kocin dhe se një nga argumentet që ka përmendur është se “ndërkombëtarët kanë rezerva për këtë propozim”.

- Advertisement -

Të Fundit