back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeAustriaku Hofer e tepron: Kosova është Serbi

Austriaku Hofer e tepron: Kosova është Serbi

Të ngjajshme

​Barduani takon Sorensenin, Oravin e Barbanon në selinë e KFOR-it

Kreu i KFOR-it gjeneral major Enrico Barduani, priti sot...

Hulu mbyllet pas disa muajsh

Hulu, një nga shërbimet e para të transmetimit në...

Kosova është pjesë e Serbisë, ka thënë nënkryetari i Partisë së Lirisë në Austri, Norbert Hofer, i cili ka humbur rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundrejt kandidatit të pavarur, Aleksander van der Belen.

“Veprimet e njëanshme, sa i përket statusit të krahinës serbe, e komplikojnë procesin e pajtimit dhe dialogun e vërtetë. Rrjedhimisht, ato pengojnë një jetë të qetë dhe të begattë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Hofer për gazetën beogradase Kurir.

Hofer po ashtu ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990, konfirmon legjitimitetin e Republikës Srpska.

Hofer, ekstremist i djathtë, ka humbur me një diferencë të vogël votash balotazhin presidencial më 22 maj. Ai ka kundërshtuar fuqishëm migracionin dhe multikulturalizmin.

Zyrtarë evropianë kanë thënë se “Evropa frymon lirshëm” pas humbjes së tij.

- Advertisement -

Të Fundit