BallinaLajmeEdhe kundër protesuesit ftohen në konsultat e BE!?

Edhe kundër protesuesit ftohen në konsultat e BE!?

Të ngjajshme

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Lëvizja qytetare për mbrojtje të Maqedonisë (LQMM) është ftuar në konsultat me Bashkimin Evropian për dalje nga kriza, këtë e ka paralajmëruar drejtori i parë ekzekutiv i joqeveritares MCMS, Aleksandar Krzhalovski në emision “360 shkallë” të Alsat-M, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për atë se ku e sheh rolin e shoqërisë qytetare në shthurjen e krizës ai ka thënë që përfshirjen e kupton më gjerësisht, njëjtë sikur edhe Bashkimi Evropian.

“Sot morra vërtetimin se edhe Bashkimi Evropian e kupton kështu. Për shembull, jemi ftuar në konsultat në të cilët është ftuar edhe LQMM. Për herë të parë që me ftesë të BE janë ftuar edhe kundër-protestat. Për mua ky është një hap plotësues, meqë konsideroj se kështu polarizimi është tepër i madh dhe duhet që kundërshtarët më të mëdhenj – edhe udhëheqësit e “Revolucionit laraman“, respektivisht kritikuesit e pushtetit aktual, dhe mbrojtësit e tyre të ulen dhe të bisedojnë me njëri-tjetrin, në mënyrë të civilizuar dhe me argumente, dhe të shihet cila është rrugëdalja – ka thënë Krzhalovski.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz