back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAjnishahe Halimi, citati i ditës në “New York Times”

Ajnishahe Halimi, citati i ditës në “New York Times”

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Ish-anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Halimi, e cila së bashku me disa ish-anëtarë tjerë të VV-së formuan subjektin politik Fraksion Plus, e që tashmë i janë bashkëngjitur PDK-së, është bërë pjesë e rubrikës së citave ditore të gazetës prestigjioze amerikane, “The New York Times” (NYT).

“Njerëzit kishin nevoja, s’mbet kush pa iu bashkua atyre”. Ky është citati që kjo gazetë ka zgjedhur për citat të ditës, i cili është shkruar nga Halimi, raporton Koha.net.

NYT shkruan: “Ajnishahe Halimi, politikane në Kosovën tolerante, ku ndihma saudite shpesh ka ardhur me bishta, si kërkesa për të bartur perçe apo për të marrë pjesë në predikime në xhami”.

Kujtojmë se ishte Ajnishahe Halimi nga Skënderaj ajo që bashkënisi peticionin për mbylljen e xhamisë në Marinë të Skënderajt, xhami e cila dyshohej se po shfrytëzohej për aktivitete të shoqatës “Rahma/Mercy” nga imami i saj Xhemajl (Kastriot) Duka.

Kanë qenë pikërisht këto aktivitete, të cilat ngjallën dyshime te aktivistët për të drejtat e njeriut, të cilët, përmes një peticioni, kërkuan mbylljen e xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës, kërkesë e cila u shndërrua më pas në vendim të Kuvendit Komunal të Skënderajt, më 2 mars, 2010.

Ushtrimi ilegal i funksionit të imamit, keqpërdorimi i xhamisë për aktivitete jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, ardhja e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, manipulimi me të varfrit dhe bonjakët, e në veçanti me femrat e mitura, janë ndër arsyet që cekeshin në peticionin, i cili kërkonte largimin e Dukës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz