BallinaLajmeBE-ja nuk do që mandati i EULEX-it të kufizohet në kohë

BE-ja nuk do që mandati i EULEX-it të kufizohet në kohë

Të ngjajshme

Pushteti i mediokritetit të shkolluar

Në galerinë e hijeve të shoqërisë sonë, ka shfaqur...

Tirana pret nesër Samitin e Diasporës

Tirana do të presë nesër (13 prill) edicionin e...

Nga dekretet te emërimet, vendimet kyçe që mund ta testojnë Haxhiun si presidente në detyrë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, pritet të...

Pashkët Ortodokse, Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për festën

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar Pashkët Ortodokse...

Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qytetarët e Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka uruar Pashkët Ortodokse...

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë përafruar qëndrimet përkitazi me vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe kanë mbetur vetëm dy çështje në diskutim: afatizimi i mandatit dhe kalimi i lëndëve nga vendorët te ky mision, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimmarrja për të dyja çështjet ka kaluar në nivelin më të lartë politik.
Prej muajsh, Prishtina dhe Brukseli janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it. Për të diskutuar aspektet finale rreth mandatit, në fund të javës së shkuar ka qëndruar në Kosovë shefi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Dean. Bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci, ka takuar autoritetet kryesore.

Një takim me titullarët e institucioneve të drejtësisë është zhvilluar në zyrën e presidentit Hashim Thaçi. Aty kanë marrë pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, si dhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të atij Prokurorial.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz