Google mund të gjobitet me 3 miliard dollarë nga Komisioni Europian nëse gjykata vendos në favor të ankimimit të autoriteteve europiane për abuzimin me pozitat dominuese në treg nga gjigandi i motorit të kërkimit.
Ishte presitigjozja The Telegraph e cila raportoi këtë gjobë multi miliardëshe e cila akoma nuk është përcaktuar saktësisht. Burime të ngjashme kishin konfirmuar për ARStechnica se mund të jetë muaji Qershor kur Komisioni Europian do të vendosë për fatin e çështjes.
Ndërsa gjoba e supozuar prej 3 miliard dollarësh është vetëm 5 % e të ardhurave vjetore të Google, dëmet që mund ti shkaktohen kompanisë në fjalë janë shumë më të larta sepse do të detyrohet të ndryshojë praktikat e biznesit në Europë.
Situata e tensionuar mes Komisioni Europian dhe Google u nxeh akoma më tej pas deklaratës së shefes së zyrës anti monopol pranë Bashkimit Europian, Margrethe Vestager, lidhur me abuzimin e Google me dominimin e sistemit operativ Android. Kompania akuzohet për imponim të kufizimeve të larta ndaj prodhues të telefonëve Android. (PCWorld Albanian)