back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKërkohet mbrojtja e investimeve të diasporës

Kërkohet mbrojtja e investimeve të diasporës

Të ngjajshme

Komuna e Pejës hap dy pika të reja të Urgjencës në Bogë dhe Vitomiricë

Komuna e Pejës ka funksionalizuar dy pika të reja...

Deda: Kërkesa e ZPS-së për dënim është skandaloze e politike

Analisti politik dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir...

Prokurorja Lawson: Shënjestrimi i kundërshtarëve vazhdoi edhe pas Marrëveshjes së Kumanovës

Prokurorja Clare Lawson tha se UÇK-ja vazhdoi me “shënjestrimin...

Maxwell “kyç” gojën – Zgjedh heshtjen para Kongresit, nuk do u përgjigjet pyetjeve për Epstein

Bashkëpunëtorja kryesore e Jeffrey Epstein (Xhefri Epstin), e vetmja...

Ministri i Diasporës, Valon Murati, sot priti ambasadorin britanik në Prishtinë, Ruairí O’Connell, të cilin e njohu me objektivat dhe prioritetet e Ministrisë së Diasporës.

Murati, njofton kumtesa partiake, potencoi mësimin plotësues të gjuhës shqipe, procesin e regjistrimit të diasporës, si dhe tërheqjen e investimeve nga diaspora, projekte këto shumë të rëndësishme, transmeton Koha.net.

Ministri i Diasporës i theksoi se po bëhen përpjekje që bizneseve nga diaspora t’u krijohen kushte për të investuar në Kosovë dhe që të mbrohen ligjërisht investimet e tyre.

Ambasadori britanik, O’Connell, e falënderoi ministrin Murati për pritjen, përderisa shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në realizimin e projekteve për diasporën, duke thënë se përkrahja nga shteti britanik nuk do të mungojë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz