BallinaTeknologjiByzylyku Samsung Charm, vetëm 45 dollarë

Byzylyku Samsung Charm, vetëm 45 dollarë

Samsung ditën e sotme ka prezantuar zyrtarisht produktin më të ri të tregut të veshjeve inteligjente quajtur Charm. Ndërsa Samsung Gear Fit është një paisje më e sofistikuar shoqëruar nga një ekran dhe njoftimee, Charm është dizenjuar më shumë si një aksesor mode.

Është ndërtuar për të shkëlqyer në pamjen dhe kryer njëkohësisht funksione të ndryshe që nga gjurmimi i hapave, kalorive të djeguara, distancën e përshkruar si dhe tu njoftojë për thirrjet, SMS-të madje edhe mesazhet nga rrjetet social, të gjitha këto të përfaqësuara nga një dritë LED.

appsCharm funksionon së bashku me aplikacionin S Health të Samsung i cili sinkronizohet përmes Bluetooth. Ekzistenca e këtij produkti u zbulua zyrtarisht gjatë Kongresit Mobil Botëror në Barcelonë dhe do të dalë në shitje për 40 Euro në tre ngjyra: Zezë, Artë dhe Rozë.

Charm premton deri në 14 ditë jetëgjatësi falë baterisë 17 mAh. Gjigandi korean i teknologjisë me produktin më të fundit tregon se është i bindur që adhuruesit e modës janë po aq të dhënë edhe pas teknologjisë. (PCWorld Albanian)

rectagle

- Advertisement -