back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaTeknologjiAmazon sfidon YouTube në shërbimin e videove

Amazon sfidon YouTube në shërbimin e videove

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Gjigandi i internetit Amazon ka lëshuar një shërbim video në internet që rivalizon YouTube-in e Google.
Amazon Video Direct i lejon përdoruesit të postojnë video dhe të fitojnë honorarë. Shikuesit mund të marrin me qira dhe të blejnë një përmbajtje ose ta shikojnë atë falas me reklama. Një version pa reklama u ofrohet anëtarëve të Amazon Prime- një shërbim me abonim që ka përfitime të tjera.
Fillimisht videot do të shihen në SHBA, Gjermani, Austri, Japoni dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Firma ofron tashmë qasje në shfaqet profesionale televizive dhe filmat nëpërmjet Prime Video, një rival i Netflix.
“Ka kaq shumë mundësi shpërndarje, më shumë se kurrë më parë, dhe me Amazon Video Direct, për herë të parë, ekziston një opsion vetë-shërbimi për ofruesit e videove që të kenë përmbajtjen e tyre në një shërbim transmetimi me abonim,” ka thënë Jim Freeman, zëvendës presidenti i Amazon Video.
“Ne jemi të emocionuar që po e bëjmë edhe më të lehtë për krijuesit e përmbajtjeve për të gjetur audiencë, dhe për audiencën për të gjetur përmbajtje.”
Ky lajm vjen pothuajse një muaj pas firma e talenteve në internet Fullscreen lëshoi platformën e saj të videove me abonim.
Më parë firma kishte publikuar përmbajtje në platformat falas si YouTube, Instagram dhe Snapchat.
Edhe YouTube ofron një shërbim abonimi, pa reklama – YouTube Red- i cili kushton 10 dollarë në muaj.

(krokodili)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz