back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeQeveria miraton Kartën për hapjen e të dhënave

Qeveria miraton Kartën për hapjen e të dhënave

Të ngjajshme

Distria Krasniqi, mbretëresha e Parisit – 9 medalje, 4 të arta

Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medaljen e artë...

Gjilani-Ballkani, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet dueli i Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit. Ndeshje...

Rusia ndalon një person të tretë për sulmin ndaj gjeneralit të GRU-së

Autoritetet ruse thanë se kanë ndaluar një person të...

Ministri për Integrime, Bekim Çollaku ka njoftuar se sot është marrë vendimi nga Qeveria e Kosovës për miratimin e Kartës për hapjen e të dhënave, që u garanton individëve, mediave, shoqërisë civile e bizneseve qasje në shënimet qeveritare.

Sipas Çollakut, në këtë aspekt Kosova po zë trendët e fundit evropiane dhe botërore.

“Përveç faktit që ky hap është shumë i rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, nga hapja e të dhënave përfitojnë institucionet publike dhe private dhe përfundimisht çdo qytetar”, ka shkruar ministri në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Çollaku thekson se qasja në shënimet e qeverisë mund të fuqizoj individët, mediat, shoqërinë civile dhe bizneset, në mënyrë që të ketë rezultate më të mira në shërbimet publike dhe qeverisjen e mirë.

“Karta të cilën kemi miratuar është në pajtim të plotë me parimet dhe praktikat më të mira e të dhënave të hapura”, ka shkruar ai në fund.

Të Fundit

Sport

ShowBiz