back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmePartners Kosova trajnon të rinjët për të kundërshtuar ekstremizmin fetar

Partners Kosova trajnon të rinjët për të kundërshtuar ekstremizmin fetar

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Vendos Barcelona – Araujo qendron

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ronald Araujon. Të...

Partners-Kosova, Qendra për Menaxhimin e Konflikteve, në kuadër të projektit “Angazhimi publik i të rinjve, përmes Paqes dhe Pajtimit, kundër Jotolerancës dhe Radikalizmit’’ përkrahur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, ka mbajtur trajnimin dyditor me temën “Fuqizimi i të rinjve për të kundërshtuar, jotolerancën dhe radikalizmin”.

Sipas Menaxheres se projektit Selvije Rashani, qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte ,,Fuqizimi i të rinjve për të reflektuar dhe mësuar që përmes, komunikimit dhe të menduarit kritik, në mënyrë paqësore të mund të shprehin opinionet e tyre, kundër jotolerancës dhe radikalizmit’’.

Në këtë trajnim kanë marrë  pjesë rreth 30 nxënës  nga shkollat e mesme të Vitisë. Nxënësit paten rastin të punojnë në grupe për të identifikuar shkaqet dhe pasojat që sjell Ekstremizmi dhe Radikalizmi fetar.

Trajnimi u vlerësua shumë i vlefshëm dhe konstruktiv ku nxënësit u informuan për termat: Ekstremizëm, Radikalizëm dhe Ekstremizëm. Poashtu gjatë trajnimit u diskutua edhe për mënyrën se si nxënësit të mos ndikohen nga rrjetet sociale që është shqetësimi kryesor në përhapjen e këtij fenomeni.

Duke e ditur se sa i rëndësishëm është luftimi i fenomenit të esktremizmit dhe radikalizmit fetar, në veçanti duke mbështetur Objektivat e “Strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe Radikalizimi që shpie në Terrorizëm (2015-2020)”, Partners Kosova – Qendra për Menaxhimin e Konflikteve,  synon që bashkarisht me komunën e: Kaçanikut, Vitisë, Gjilanit, Vushtrrisë dhe Mitrovicës,  të realizoj aktivitetet e projektit në fjalë.

- Advertisement -

Të Fundit