back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajme“Nënkryetarët e PDK-së nuk patën guxim të dalin në garë”

“Nënkryetarët e PDK-së nuk patën guxim të dalin në garë”

Të ngjajshme

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Abdixhiku: Me gratë aktiviste zgjedhim shpresën — LDK-ja fuqizon rolin e grave në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abdixhiku: LDK do ta rikthejë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sot një takim...

Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se nënkryetarët e PDK-së nuk ishin të gatshëm dhe u treguan të paguximshëm për të dalë kundër Kadri Veselit në garën për kryetar partie.

“Nënkryetarët e partisë nuk ishin të gatshëm të dalin në garë, nuk kishin guxim. Ata më shumë janë si mbështetje, si pjesë organizative, si pjesë këshilluese dhe drejtuese. Unë kam besuar që s’do të ketë kundërkandidat për shkak të shtrirjes që kam parë”, ka thënë Hasani.

“Bërthama demokratike mungon pasi nuk kemi liderë që zgjedhjen me programe, por kemi liderë që zgjedhjen si individë. Derisa nuk kemi profilizim të partive politike në bazë të programeve, kemi me pas këso zgjedhje”.

“Unë i kam 12 vjet pjesë e PDK-së, duke e dashur ta fuqizojë PDK-në i shoh edhe te metat e partisë edhe mangësitë. Duke e dashur Partinë Demokratike dëshiroj ta zhvilloj edhe mendimin kritik edhe demokracinë”.

“Lidershipi i PDK-së , por edhe në partitë tjera po bartet në qendër nuk ka strukturim nëpër degë të tjera. Gjithmonë është qendra ajo që vendos”.

Hasni, i cili është ndër të vetmit që kritikon hapur të metat, që ai thotë, se PDK-ja i ka, ka thënë se kritikat e hapura dhe diversiteti në mendime vetëm sa formëson edhe më shumë demokracinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz