back to top
Wednesday, August 13, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: Kosova më afër se kurrë me BE-në

Kadri Veseli: Kosova më afër se kurrë me BE-në

Të ngjajshme

Italia në krizë turistike, plazhet janë bosh…

Italianët po shmangin shkuarjen në plazhe private këtë verë,...

Nëntë vatra zjarri aktive dhe 23 të arrestuar për zjarrvënie në Kosovë

Nëntë vatra zjarri janë aktive në gjithë Kosovën dhe...

Rama: Dënimin më të rëndë sipas ligjit për ata që ndezin zjarre qëllimisht

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi me anë të...

Me rastin e ditës së Evropës, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryeparlamentar i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar përmes rrjetit social facebook se Kosova është më afër se kurrë me BE-në.

“Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rekomandimin e Liberalizimit të Vizave, Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian. Megjithatë për Kosovën kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste por edhe një ditë reflektimi mbi përgjegjësitë që secili nga ne ka në procesin e integrimit dhe domosdoshmërinë e përqëndrimit dhe angazhimit më të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”, shkruan Veseli.

Sot është dita e Evropës që përkujton deklaratën historike të Robert Schuman 66 vite më parë ku shpalosi së pari idenë largpamëse të krijimit të institucioneve ndër-shtetërore mes vendeve që vetëm pak vite më herët kishin bërë kundër njëri-tjetrit luftën më të madhe që ka njohur njerëzimi. Ajo deklaratë shërbeu si vendosja e gurit të themelit drejt ndërtimit të Bashkimit Evropian prandaj konsiderohet si dita simbolike e paqes, unitetit dhe solidaritetit evropian. Me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe rekomandimin e Liberalizimit të Vizave, Kosova sot gjendet më afër se kurrë me Bashkimin Evropian. Megjithatë për Kosovën kjo nuk duhet të jetë vetëm një ditë feste por edhe një ditë reflektimi mbi përgjegjësitë që secili nga ne ka në procesin e integrimit dhe domosdoshmërinë e përqëndrimit dhe angazhimit më të madh në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. K.V

- Advertisement -

Të Fundit