BallinaTeknologjiReuters: Nëntoka kriminale e Rusisë hakohen miliona llogari e-maili dhe fjalëkalime

Reuters: Nëntoka kriminale e Rusisë hakohen miliona llogari e-maili dhe fjalëkalime

Të ngjajshme

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Prokuroria Speciale ia konfiskon telefonin dhe laptopin Shkëlzen Gashi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin...

Ylli i Chelseat e pranon se nuk do të mund ta refuzonte Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, ka pranuar...

Më shumë se 250 milionë përdorues të email-eve dhe fjalëkalime janë shkelur dhe janë duke u përdorur nga “nëntoka kriminale e Rusisë”, sipas një raporti të publikuar nga Reuters. Hakimi i të dhënave mësohet të ketë prekur disa nga adresat e-mail më popullore Mail.ru të Rusisë, si dhe adresat nga Google, Yahoo dhe Microsoft. Në total, pas eliminimit të kopjeve identike, lista përfshinte 57 milion adresa Mail.ru, 40 milionë adresa Yahoo, 33 milion adresa Hotmail dhe 24 milionë adresa Gmail.

Përveç atyre të përmendura, ka edhe mijëra adresa email nga serverat gjermane dhe kineze të përfshira në listën e llogarive të hakuara, raporton techsot.al

Hakimi është i fundit në një varg incidentesh të tilla në shkallë të gjerë. Vitin e kaluar, të dhënat e më shumë se 100 milion njerëzve u vodhën nga nëntë kompani, duke përfshirë Wall Street Journal dhe J.P. Morgan, duke shënuar thyerjen më të madhe të tillë në Shtetet e Bashkuara.

Dhe qeveria federale e SHBA-së është goditur gjithashtu nga hakimet masive kohët e fundit. Një incident, që ndodhi në vitin 2015, lejoi hakerat të hynin në të dhënat personale të dhjetëra mijëra punonjësve nga Zyra e Menaxhimit të Personelit. Dhe në fillim të këtij viti, një tjetër hakim përfshinte të dhënat nga 30.000 punonjës të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz