BallinaLajmeVajza e Ilaz Kodrës: Mos harroni heroizmin e dëshmorëve

Vajza e Ilaz Kodrës: Mos harroni heroizmin e dëshmorëve

Të ngjajshme

Humb jetën në QKUK një grua nga Mitrovica, autoritetet po hetojnë rrethanat

Një grua nga Mitrovica ka humbur jetën në Qendrën...

Sulmoi policinë, pejani përfundon në pranga

Një person është arrestuar pas një incidenti në Novosellë...

Fushë Kosovë, viktima pëson frakturë në kokë pas goditjes me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë...

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Dëshmori i kombit Ilaz Kodra është përkujtuar sot në 17 vjetorin e rënies. Kodra ka rënë dëshmor në fushën e nderit më 30 prill të vitit 1999.

Ai ishte njëri ndër bashkëluftëtarët e parë të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Për ta përkujtuar veprën e dëshmorit Ilaz Kodra në Teatrin Kombëtar është mbajtur një akademi përkujtimore në të cilën vepra e dëshmorit Kodra është lartësuar nga folësit në këtë akademi.

Për të nderuar punën dhe veprën e tij në akademinë që është organizuar nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa kanë marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deputetë, familjarë të dëshmorëve, si dhe personalitete tjera.

Vajza e dëshmorit Ilaz Kodra, Sumea Kodra tha se babai i saj së bashku më dëshmorët tjerë e kanë kryer borxhin që kanë pasur ndaj Kosovës.

Ajo shtoi se ndjen mungesë të madhe të dashurisë dhe përkëdheljes prindërore, mirëpo ato i kalon kur e di që ideali i dëshmorëve po realizohet.

Vajza e dëshmorit nuk kërkon privilegje, por që vepra e babait të saj dhe dëshmorëve të tjerë të çmohet si luftë heroike.

Ilaz Kodra ra në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë. Pas vetes la bashkëshorten dhe dy vajza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz