BallinaTeknologjiAplikacion që ndalon fëmijët të mbajnë afër syve telefonat ose tabletat (Video)

Aplikacion që ndalon fëmijët të mbajnë afër syve telefonat ose tabletat (Video)

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Kur keni qenë fëmijë dhe qëndronit shumë afër TV, a kishit telashe me prindërit tuaj? E pra, fëmijët sot kanë një version më të mirë të  teknologjisë për njëjtin problem – mbajtja e telefonave dhe tabletëve të tyre shumë afër me fytyrat.

Duke ditur që ky është një problem që prindërit duan t’a shmangin, Samsung ka krijuar një aplikacion Android që do të lajmërojë fëmijë – ose këdo që do të ketë kujdes – kur ekrani është shumë afër me fytyrën e tyre.

Safety Screen punon duke përdorur teknologji të njohjes së fytyrës për të zbuluar nëse pajisja është shumë afërrt me fytyrën e përdoruesit, raporton TechSot.Al. Nëse është, një animacion i bukur hapet, duke njoftuar përdoruesit dhe zhduket kur pajisja largohet në distancë të sigurt.

Ideja është se aplikacioni do të veprojë si një mënyrë për të mësuar fëmijët se si të mbajnë siç duhet dhe të pozicionojnë një telefon ose tablet, edhe nëse ata janë shumë të interesuar në atë që po ndodh në ekran.

Kur fëmijët, apo dikush, kalojnë shumë kohë me një ekran të vogël, ata mund të përjetojnë rrezikun e lodhjes së syve të tyre, si dhe t’iu shkaktohen dëme të qëndrueshme për shikimin e tyre. Sipas krijuesit të aplikacionit, fëmijët janë në rrezik të zhvillimit të sindromës së shikimit ose edhe tendosjes në tru.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz