BallinaNATO-ja kërkon qetësi dhe ulje të tensioneve ruso-turke

NATO-ja kërkon qetësi dhe ulje të tensioneve ruso-turke

Të ngjajshme

Favorit vetëm në letër, Arsenali eliminohet nga Southamptoni

Southamptoni ka arritur një fitore befasuese në FA Cup. Ata...

Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar...

Gyokeres vazhdon me super formën e tij, barazon ndaj Southamptonit

Arsenali ka arritur të barazojë shifrat ndaj Southamptonit. Dhe padyshim...

Haradinaj ia uron Papës Pashkët, me atë rrugë “ia kërkon” edhe njohjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri thirrje për qetësi dhe zbutje të tensioneve pas rrëzimit të avionit ushtarak rus nga ushtria turke në kufirin sirian.

“Bëj thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje”, deklaroi Stoltenberg në përfundim të një takimi të jashtëzakonshëm të organizuar në Bruksel me përfaqësues të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.

“Siç e kemi theksuar në mënyrë të qartë, ne jemi mbështetës të Turqisë dhe do të mbrojmë integritetin territorial të aleatit tonë turk, anëtar i NATO-s”, shtoi kreu i Aleancës së Atlantikut.

“Ky rast është një incident i rëndë. Ne duhet të shmangim në mënyrë që situata të mos dalë nga kontrolli”, tha ai shkurtimisht në përgjigje të gazetarëve./ata/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz