BallinaSelimi: Komandanti i ushtrisë serbe vjen në Prishtinë, e ai i UÇK-së...

Selimi: Komandanti i ushtrisë serbe vjen në Prishtinë, e ai i UÇK-së mbahet në burg

Të ngjajshme

​Ferizaj në terr, japin sqarime nga KOSTT

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT, bën të...

Çfarë ndeshje, shënohen dy gola të shpejtë në “Metropolitano”

Ndeshje e çmendur po zhvillohet mes Atletico Madridit dhe...

Rrustemi për Haxhiun si u.d. Presidente: Jam i bindur se lajtmotiv do ta ketë vetëm interesin shtetëror

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje lavdëroi figurën e Albulena...

Me të jashtmen, çfarë supergoli nga Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka shënuar një supergol gjatë mbrëmjes së...

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka komentuar vizitën e shefit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq në Kosovë, i akuzuar për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Selimi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Dikoviqi u kthye ne vendin e krimit e ne ndërkohë Qeveria Mustafa-Thaçi insistojnë ne realizimin e interesave te shtetit te tij kriminal, siç është “Zajednica”.

Lexoni postimin e plotë:

“Kur krimineli serb Lubisha Dikoviq shkel serish ne token e Kosoves, ne vendin ku ai kreu gjithe ato krime me ushtrine e tij vrastare pushtuese, Kryeministri dhe zevendesi i tij nuk paskan ditur për viziten e atij qe eshte i akuzuar per krime lufte kunder shqiptareve ne Kosove.

Dikoviqi u kthye ne vendin e krimit e ne nderkohe Qeveria Mustafa-Thaci insistojne ne realizimin e interesave te shtetit te tij kriminal, sic eshte “Zajednica”.

Sikur nje vizite e till te ndodhte ne cilindo shtet apo kontinent, qeveria do te duhej ta dinte dhe te reagonte se perse shetit neper bote nje kriminel i akuzuar per krime dhe masakra ndaj qytetareve tane. Pra qeveria jone nuk e paska ditur qe i njejti vjen pikerisht ne Kosove. Kjo ose eshte genjeshter e madhe ose turp i madh. Ose te dyjat bashke!

Ja cfare sollen qeverite tona! Komandantin e Pergjithshem te UCK-se e mbajnë ne burg e Komandantit te Ushtrise Serbe ia hapin rrugen per ne Prishtine, ne vend se te ishte e kunderta.

Nese pushtetaret nuk e paskan ditur per “viziten” Komandanti pushtues serb, a e dijne ata sepaku se Komandanti clirimtar dhe bashkeluftetaret e tij po mbahen ende ne burg?

Apo ndoshta edhe per kete nuk kane informacione!” (sic), ka shkruar Selimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz