Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të transferohet te skuadra italiane e Frosinones.
Arlind Ajeti e ka konfirmuar se nesër do ta nënshkruaj kontratën me skuadrën e Frosinones.
“Nesër [e martë] bëhet nënshkrimi i kontratës me Frosinonen”, ka thënë ai për koha.net.
Marco Giannitti, drejtori sportiv i klubit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për lojtarin, që e kërkonin disa klube evropiane.
“Nesër lojtari do të bëhet i yni. Marrëveshja është arritur”, ka thënë Gianniti, raporton “CalcioMercatto”.