ZTE duket se tashmë ka gati tre modele të reja të telefonit. Modelet më të reja të ZTE-s janë të linjës Blade me tri pajisje të reja: X3, X5 dhe X9. T
ZTE Blade X9, ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë IPS. Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 615 SoC me tetë bërthama, së bashku me 2GB RAM dhe 16 GB hapësirë të brendshme.Kamera e tij parësore është 13 megapikselë, ndërsa kamera dytësore është 5 megapikselë.
ZTE Blade Z5 telefoni i dytë më i ri në treg nga ZTE, ka ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë dhe fuqizohet nga procesori MediaTek MT6735 me katër bërthama. Ai ka dy kamera 8 megapikselë dhe bateri me kapacitet 2,400mAh.
ZTE Blade X3 është dhe telefoni më i lirë nga modelet më të rinj të hedhur në treg. Blade X3 fuqizohet nga i njëjti procesor MediaTek MT6735 me katër bërthama, dhe përmban ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë. Ai vjen me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 4,000mAh.
Ndërkohë përsa i përket çmimit që telefonat gjenden në treg mësohet se, BladeX3 kushton 138 dollarë, X5 kushton 169 dollarë, ndërsa X9 do të shitet për 277 dollarë. /albeu/