BallinaUncategorizedPresheva vend-transit i refugjatëve nga Lindja (Video)

Presheva vend-transit i refugjatëve nga Lindja (Video)

Të ngjajshme

Presheva ka muaj që është bërë vend-transit për mijëra refugjatë nga Lindja. Ata e shfrytëzojnë këtë vend me synim që nga aty të marrin rrugë drejt Perëndimit. Gjermania mbetet për ta toka e ëndërruar apo toka e shpresës.

Gjatë kohës sa qëndrojnë në Preshevë, sado e shkurt që të jetë ajo, refugjatët nuk trajtohen si duhet. Në kampin ku janë të vendosur, kushtet janë të vështira. Aty mungojnë edhe gjërat më elementare për jetë, siç është uji, mjetet sanitare dhe mjekimi.

Tribuna Channel qëndroi në Tasjan me refugjatët nga Lindja e Mesme që vinin dhe shkonin nga ky vend. Ata nuk pranonin të flisnin para kamere, por as të jepnin shumë informacione. Pas kamerës pohonin se vijnë nga Siria.

Ditën kur ekipi i televizionit qëndroi afër kampit të refugjatëve, fluksi i tyre nuk ishte i madh. Atë ditë më shumë ishin duke marrë leje dhe duke rezervuar vende në autobus, që të iknin drejt vendeve perëndimore. /Gazeta Tribuna/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz