Legjenda e futbollit botëror, braziliani Rivaldo, ka bërë një postim “bombë” në llogarinë e tij në Instagram pas ndeshjes Real Madrid – Barcelonë.
Ish fituesi i Kupës së Botës, ka uruar Barcelonën për fitoren e madhe në Santiago Bernabeu, ndërsa ka shtuar se Zinedine Zidane, do të jetë trajner i ri i Realit.
“Përgëzime për të gjithë lojtarët e Barcelonës, të cilët ishin të jashtëzakonshëm në Real Madrid. Dukej si dy rrethe në stërvitje. Real Madridi tashmë ka trajnerin e ri, Zinedine Zidane, unë besoj se është koha për t’i dhënë mundësinë atij, siç Barca bëri me Guardiolën dhe Luis Enriquen”, ka shkruar Rivaldo në Instagram.
Vlen të ceket se në medait spanjolle para El Classicos, ka pasur shumë lajme rreth një shkarkimi të mundshëm të Benitez, në rast humbje nga Barcelona./Indeksonline/