Shteti rus do t’i shesë Kinës 24 avionë ushtarakë “Sukhoi Su-35”, në një marrëveshje që besohet se prek shumën e 2 miliardë dollarëve. Duke cituar burime konfidenciale, lajmi është bërë i ditur nga “Reuters”.
Në këtë mënyrë, marrëveshja e bën Kinën blerësin e parë të huaj të “Su-35”-s, avionin ushtarak më të avancuar rus. Po ashtu është dhe marrëveshja më e madhe mes këtyre dy vendeve për blerjen e mjeteve ushtarake.
Sipas “Ruters”, Kina dhe Rusia janë duke negociuar prej vitesh për avionët “Su-35” dhe në vitin 2012 të dy shtetet firmosën një marrëveshje paraprake që i lejonte Pekinit të blinte disa avionë. Ende nuk dihet se, kur Kina duhet të shlyejë detyrimet e saj për 24 avionët ushtarakë dhe kur Rusia do t’ia dorëzojë ato.
/Shekulli Online/