BallinaUncategorizedSkenderaj, një lajm i mirë për fshatin Kopiliq, fillon ndërtimi i urës...

Skenderaj, një lajm i mirë për fshatin Kopiliq, fillon ndërtimi i urës (FOTO)

Kanë filluar punimet në ndërtimin e urës në fshatin Kopiliq i Poshtëm më këtë rast Nënkryetari Nura monitoroi nisjen e punimeve në urën e fshatit Kopiliq i Poshtëm . Mungesa e një ure të përshtatshme në lagjen Havolli në vazhimësi ju ka shkaktuar problem banorëve sidomos gjatë stinës së reshjeve, pasi oborret dhe pronat e tyre janë vërshuar shpesh nga uji që ka dal nga shtrati i lumit. Kjo ka ndodhur pasi ura ekzistuese nuk ka qenë funksionale, transmeton Drenica Press.

Nënkryetari Fadil Nura ka biseduar me banorët e kësaj pjese të fshatit dhe i ka siguruar ata se problemeve të tyre me vërshimet u ka ardhur fundi, pasi ura që ka filluar të ndërtohet do t’i shmangë vërshimet që kanë ndodhur në të kaluarën. Ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e arsyeshme e banorëve të këtueshëm, prandaj pushteti lokal i Skenderajt u është përgjigjur pozitivisht duke filluar ndërtimin e urës.