Pierre Emerick Aubameyang mund të largohet nga Borussia Dortmund.
Sulmuesi fantastik i skuadrës nga Bundesliga ka një ofertë nga Liverpool, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.
“Reds” janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për transferimin e tij në Anfield.
Aubameyang është sulmuesi kryesor i Dortmundit, ndërsa ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane.
- Advertisement -