Partitë opozitare edhe sot pritet të organizojnë një protestë, por për detajet e veprimeve të sotme do të takohen gjatë ditës.
Një gjë të tillë e konfirmoi Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.
“Ka me pasë protestë, por nuk dimë më shumë detaje,” thotë Nitaj.
Ndërsa Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ende nuk e di se çka do të ndërmerret nga opozita gjatë ditës së sotme.
Ai e konfirmoi se shumë shpejt pritet që të takohen liderët e partive opozitare.
“Tri partitë opozitare pritet të takohen sot për të vendosur në lidhje me atë se çka do ndodhë…. Ende nuk kemi informacion se a do ketë ose jo protestë”, tha Krasniqi.
Ai tha se mbas takimit do ta shpallin edhe veprimin e ardhshëm. /kallxo.com/