BallinaKrasniqi për sulmin ndaj këshilltarit të tij

Krasniqi për sulmin ndaj këshilltarit të tij

Të ngjajshme

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë,...

Reisebüro Prishtina – Udhëtimi juaj fillon këtu

Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë...

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj sulmit të cilit ju bë këshilltarit të tij, Shasivar Haxhijaj.

Në reagimin e ministrit Krasniqi thuhet:

Jam thellësisht i indinjuar nga sulmi brutal kundër Shasivar Haxhijajt, mikut dhe bashkëpunëtorit tim të afërm, i cili është Këshilltar i Larte Politik i imi. Huliganet qe e sulmuan Shasivarin, duhet ta dine qe kane sulmuar një njeri qe ka dhënë për këtë vend me shume se qe mund te japin te gjithë ata bashkë, gjatë gjithë jetës së tyre.

Edhe në momentet e dhunës tinëzare të këtyre frikacakeve, me qetësinë e tij, Shasivari e dëshmoi karakterin e forte dhe njerëzinë e tij, e cila është shumë më e madhe se sa dhuna dhe kërcënimet fizike të këtyre vandaleve. Jam krenar qe e kam një mik si Shasivari, dhe me të e me kolegët e tjerë do ta vazhdojmë punën tone, pavarësisht nga sulmet ditore qe po i bëhen shtetit tone dhe institucioneve tona shtetërore. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz