Këshilli i Prindërve të Kosovës përmes një komunikate për medie ka shprehur shqetësimin për situatën e fundit të krijuar pas protestave në kryeqytet dhe përfshirjes së nxënësve në to.
Sipas këtij këshilli përveç që po humbet cilësia në mësim po rrezikohet edhe shëndeti i tyre .
Ky këshill më tej në komunikatë u ka bërë apel të gjithë nxënëseve dhe fëmijëve që përfshihen në protesta e tubime të ndryshme e po ashtu edhe prindërve të tyre që prioritet për ta duhet të jetë mësime e jo pjesëmarrja në këso ngjarje.
KPK ka kërkuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, nga Drejtorët e Shkollave e Kujdestarët e Klasave që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të parandaluar pjesëmarrjen e fëmijëve në këso protestash.
“Kërkojmë nga MASHT-i, Drejtorët e Shkollave dhe Kujdestarët e klasave që të ndërmarrin veprime të duhura dhe mos të lejohet përfshirja e nxënësve nëpër tubime, protesta apo organizime jashtë planifikimit që ka Shkolla,pavarësisht se nga kush thirren apo kush i organizon ato.
Shkolla është institucio n arsimor dhe askush nuk ka të drejtë as ligjore e as morale të keqpërdorë fëmijët dhe ti privoj nga e drejta për mësim”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga kryetari I Këshillit të Prindërve të Kosovës Bajram Beqiri.
Në këto protesta është alivanosur një nxënës gjashtë vjeçar i shkollës fillore “Faik Konica”.