Një delegacion i AAK-së është takuar me kryetarin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, pas takimit me Hamdi Ibrahimin, arrestimin e Donika Kadaj-Bujupit e cilësoi politik.
Ai tha se po presin epilogun e këtij arrestimi dhe dërgimi në gjykatë të deputetes që dyshohet për hedhje lotsjellësi.
“Kryetari i gjykatës tha se çështja është në procedurë. Po presim epilogun”, ka thënë deputeti Isufi.