BallinaMustafa, Thaçi e Çollaku nisen drejt Brukselit

Mustafa, Thaçi e Çollaku nisen drejt Brukselit

Të ngjajshme

Sulm dhe kanosje në Kaçanik, konfiskohen dy armë zjarri

Policia njofton se janë iniciuar dy vepra penale: “Sulmi”...

Lladrovci: Unë, biri yt Kosovë, fitore!

Me rastin e fillimit të ndeshjes historike kualifikuese për...

“Forca Kosovë” – Abdixhiku me bashkëshortën në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot është në përkrahje...

Sigal Prishtina ndan rrugët me yllin amerikan

Sigal Prishtina ka njoftuar një largim nga skuadra. Bëhet fjalë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të takohet me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, do të takohen me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, komisioneren e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë/zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini, komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos, eurodeputetët Ulrike Lunacek, Elmar Brok e Tonino Picula, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së e përfaqësues të bizneseve.

Gjatë takimeve, kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë përkrahjen e mekanizmave të BE-së për Kosovën në proceset integruese, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe përkrahje më të madhe të BE-së për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa dhe delegacioni qeveritar i Kosovës, po ashtu, do të shpalosin progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, reformat që po ndërmerren dhe orientimin e plotë të institucioneve dhe të qytetarëve të Kosovës për integrime evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz