BallinaUncategorizedVuçiq: Lugina jo me libra ku shkruhet për “Adem Jasharin” (Video)

Vuçiq: Lugina jo me libra ku shkruhet për “Adem Jasharin” (Video)

Të ngjajshme

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Vizita e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Luginë të Preshevës, përveçse u prit me parullat “Dua Abetaren time – Duam librin shqip”, vuri edhe një herë në pah dallimet e mëdha mes qeverisë serbe dhe etnisë shqiptare në Luginë.

Gjatë konferencës me gazetarë në Fakultetin Ekonomik, Vuçiq ishte shprehur i gatshëm të bisedonte me shqiptarët e Luginës. Ai e pranoi që ata nuk ishin të përfaqësuar sa duhet në institucionet serbe.

Por, paqja e konferencës u prish kur kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Jonuz Musliu, u ngrit dhe e pyeti Vuçiqin se kur do të arrijnë tekstet në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptar.

Vuçiqi me injorancë u kujdes për Musliun duke i thënë që të mos qëndronte në këmbë se do të lodhej, ndërsa shtoi se se nuk është e drejtë ajo çfarë po kërkohet nga shqiptarët e Luginës.

“Nuk është mirë për fëmijët që të mësojnë në librat ku shkruan se heroi i tyre kombëtar është ‘Adem Jashari’ dhe ku është e shënuar ‘Republika e Kosovës’. Ajo çfarë po kërkoni ju nuk është e drejtë dhe se tekstet nuk maten me kilogramë apo kamionë, por nga cilësia dhe përmbajtja e tyre”. /Tribuna Channel/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz