Ballina“James Bond” përgjon bisedën e Putinit dhe Obamas (VIDEO)

“James Bond” përgjon bisedën e Putinit dhe Obamas (VIDEO)

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus, Vladimir Putin, kanë nevojë të shtojnë forcat e sigurisë në samitin e G-20-ës.  Kjo pasi një person që duket se ka synim të jetë agjenti i famshëm James Bond u afrua lirshëm te tavolina ku qëndronin ata.Agjencia ruse “RT” ka publikuar një video në të cilën shihet një person shumë i interesuar për të përgjuar bisedën e liderëve.

Në videon qesharake, personi shihet i nervozuar para kamerës dhe synon të afrohet drejt ulëseve ku qëndronin Putin dhe Obama.  Samiti G-20 që po mbahet në Antalya me këtë rast duket se ka zbuluar “Agjentin 008”.

https://www.youtube.com/watch?v=d6qJpCutWug

- Advertisement -