BallinaArrestohet një prelat për shpërndarje të informacioneve sekrete

Arrestohet një prelat për shpërndarje të informacioneve sekrete

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Prelati spanjoll, Angel Vallejo Balda u arrestua për shpërndarje të informacioneve sekrete, në kuadër të një hetimi të Vatikanit të nisur disa muaj më parë, njoftoi Vatikani në një komunikatë, transmeton ata.

Vallejo Balda, anëtar i ”Opus Dei” dhe sekretar i ish-Komisionit për Organizimin e Strukturave Ekonomike dhe Administrative të Selisë së Shenjtë (COSEA), u thirr nga xhandarmëria e Vatikanit gjatë fundjavës në të njëjtën kohë me Francesca Chaouqui, gjithashtu anëtare e COSEA-s.

Chaouqui u lirua menjëherë për shkak të bashkëpunimit me hetuesit.

Sipas shtypit italian, një grabitje e të dhënave u krye në komjuterin e inspektorit të përgjithshëm të financave të Vatikanit, italianit Libero Milone, në zyrën e tij që ndodhet jo shumë larg sheshit Shën Pjetër.

Libero Milone, emëruar nga papa Françesku më 5 qershor për reformën e financave, është ngarkuar për auditin e llogarive të të gjithë administratës së shtetit të vogël.

Dy informacione të publikuara së fundmi që premtojnë zbulime të çështjeve financiare të Selisë së Shenjtë, mbajnë firmën e gazetarëve Emiliano Fittipaldi i “Espresso”-s dhe Gianluigi Nuzzi i “Mediaset”.

Ky zbulim të dhënash bëri jehonë pas rrjedhjes së dokumenteve, të quajtura “Vatileaks”, që shënuan fundit e papatit të Benediktit XVI në vitin 2012.

Këto rrjedhje informacioni ishin mbledhur dhe publikuar nga gazetari Gianluigi Nuzzi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz