BallinaNjë i vdekur dhe gjashtë të lënduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Një i vdekur dhe gjashtë të lënduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Të ngjajshme

OKB: Dy paqeruajtës të vrarë në Liban

OKB-ja thotë se dy paqeruajtës u vranë në jug...

Kaderi shfaqet ‘hot’ në këtë veshje provokuese

Ish-barorja e Big Brother Vip Kosova, Kader Kicaj po...

S’dhezë as spanjolli, Golden Eagle Ylli e shkarkon trajnerin

Golden Eagle Ylli ka mbetur pa trajner. Kjo pasi që...

Një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë një aksidenti në trafik në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka raportuar PK.

Raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën e tij Hyndai nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën VW Golf, të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar, transmeton Koha.net.

Si pasojë i këtij aksidenti një person ka vdekur dhe gjashtë pasagjerë, dy femra dhe katër meshkuj, kanë pësuar lëndime të rënda, dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz