“Fitore mahnitëse” dhe “Rikthim i shkëlqyer” ishin titujt, me të cilët disa media amerikane përcollën lajmet në lidhje me rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve legjislative të 1 nëntorit në Turqi.
Në lajmet e mediave amerikane në lidhje me rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve të mbajtura më 1 nëntor në Turqi duke e konsideruar të mjaftueshme fitoren e arritur të AK Partisë për të qeverisur e vetme dhe duke vënë në dukje se partia në pushtet ka përmirësuar pozicionin e saj, janë transmetuar këto tituj “Fitore mahnitëse” dhe “Rikthim i shkëlqyer”.
Gazeta “Washington Post” ka shkruar se AK Partia pas zgjedhjeve të 7 qershorit duket se në zgjedhjet e mbajtura ditën e sotme (1 nëntor) ka fituar shumicën absolute të nevojshme për krijimin e qeverisë. Gazeta pas numërimit të 80 për qind të votave, kur AK Partia kryesonte garën me rreth 50 për qind shkroi se anëtarë të partisë AK janë mbledhur para selisë së partisë pas publikimit të rezultateve, ku ajo edhe njëherë mund të formojë qeverinë e vetme.
Pasi ka vlerësuar se rezultati “ka qenë një goditje e konsiderueshme politike në emër të presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)” dhe pasi ka theksuar se deklaratat për stabilitet të Erdoanit dhe AK Partisë kanë bërë që kjo parti të rifitojë edhe votat e qytetarëve nacionalistë, edhe të kurdëve, e përditshmja amerikane “Washington Post” ka theksuar se “rezultatet tregojnë se për partinë në pushtet ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në zonën e juglindjes me popullsi me shumicë kurde”.
– “AK Partia ka përmirësuar pushtetin e saj“-
Ndërsa në lajmin e agjencisë “Bloomberg” thuhet se Partia AK ka rimarrë votat që humbi në 7 qershor dhe ka përmirësuar pushtetin e saj 13-vjeçar.
Në lajm ndër të tjera theksohet se AK Partia ka marrë më shumë vota se sa priste, ku dhe vihet në dukje se këto rezultate kanë më shumë pritshmëri për të forcuar më shumë zyrën e presidencës së presidentit Erdoan.
– “Fitore mahnitëse“-
Edhe agjencia e lajmeve “Associated Press” në lajmet e saj në lidhje me zgjedhjet e 1 nëntorit ka vlerësuar “rezultatet paraprake tregojnë se partia në pushtet ka rifituar shumicën absolute me një fitore mahnitëse”.
– WSJ dhe NY Times: “Rikthim i shkëlqyer“-
Gazeta “Wall Street Journal” ka theksuar se AK Partia duke marrë gjysmën e votave të votuesve ka arritur shumicën në parlament, dhe ka pohuar se “rikthimi i shkëlqyer” i AK Partisë ka rritur shpresat për të përmirësuar akoma edhe më shumë fuqinë e presidentit Rexhep Tajip Erdoan.
Ndërsa “New York Times” duke vënë në dukje se AK Partia ka arritur shumicën absolute në Parlament ka shkruar: “Nëse rezultatet do të jenë të tilla si një rikthim i shkëlqyer tregon se në Turqi edhe një legjislaturë do të ketë një qeveri me një parti dhe do të vazhdojë dominimi politik i Erdoan”. /trt/