BallinaSot, homazhe për heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Sot, homazhe për heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Sot do të bëhen homazhe për rënien e heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët më 2 nëntor 1989, ranë heroikisht në përballje me forcat pushtuese serbe.

Në fshatin Llugë të Besianës, do të bëhen homazhe te varri i Afrim Zhitisë, në orën 11:00. Ndërsa, në orën 12:00, do të përkujtohen Bahri e Fahri Fazliu, në fshatin Llaushë të Besianës. Kurse në orën 14:00 do të bëhen homazhe tek vendi i rënies së heronjve, në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë.

- Advertisement -