I huazuari nga Chelsea, Cuadrado, i ka siguruar fitoren Juves, që deri në minutën e 94 po barazonte 1-1 me Torinon.
Juve e nisi mjaft mirë takimin duke sulmuar portën torineze dhe te goli arriti vetëm në minutën e 19 me Paul Pogba.
Barazuan mysafirët me Cezare Bovo në pjesën e dytë.
Juve atakonte më shumë portën kundërshtare duke sulmuar me të gjitha forcat. Dhe kur pritej që ky takim të përfundonet pa fitues ishte Cuadrado që shënoi për 2-1.
Me këto tri pikë të reja Juve arrinë në kuotën e 15 pikëve duke u renditur e 10 në Seria A./Drenicapress.info/
- Advertisement -