BallinaUncategorizedMekajt, mbrojtës ligjorë të krimit

Mekajt, mbrojtës ligjorë të krimit

Të ngjajshme

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

ot janë bërë 26 vjet nga masakra në Pastasellë...

Prokuroria Speciale ia konfiskon telefonin dhe laptopin Shkëlzen Gashi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin...

Ylli i Chelseat e pranon se nuk do të mund ta refuzonte Barcelonën

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Marc Cucurella, ka pranuar...

Kryetari i Apelit, Salih Mekaj, i liruar nga arresti shtëpiak ditë më parë, edhe pse ka rënë në përgjime të jetë i lidhur me gruan e të burgosurit, Fahri Deçani, i akuzuar për “Vrasje në bashkëpunim”, në vitin 2010, del të jetë i lidhur direkt në mbrojtje të të burgosurit qysh pesë vjet më parë. Mekaj sa ka qenë kryetar i ish-Gjykatës së Qarkut në Pejë, kur ka nisur procesi i gjykimit ndaj Fahri Deçanit, i cili ka ndryshuar mbiemrin nga Gjocaj dhe dy vëllezërve të tij, Haki dhe Florim Gjocaj, për “Vrasje në bashkëpunim” në Pejë, avokatë të tyre ishin familjarët e ngushtë të Mekajt.

I biri i Salih Mekajt, Yll Mekaj, ishte avokat i Fahri Deçanit, kunata e Salih Mekajt, Nushe Kukaj-Mekaj e mbronte të pandehurin, Haki Gjocaj, kurse djali i axhës së Salih Mekajt avokati, Zenel Mekaj, e mbrojti Florim Gjocajn. 

Dhe pas pesë vjetësh Salih Mekaj rastësisht bie në përgjim të Policisë së Kosovës, ku zbulohet lidhja e tij intime me Vlora Goranin, gruan e të burgosurit, Fahri Deçani, teksa planifikohet zbutja e dënimit deri në lirim të tij. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz